Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konsideron se fryrja e faturave të energjisë elektrike edhe këtë fund-vit është krye lajm. Edhe më kryelajm se vet ndarja e dhuratave nga kryeministri i Kosovës. Për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, të cilët që nga paslufta janë diskriminuar nga të gjitha qeveritë, e po vazhdon edhe më tutje, sikur nuk po mjafton kjo ata po vazhdojnë edhe të plaçkiten përmes fryrjes së faturave në kohë festash, në kohën e një ekonomie gati të rrënuar dhe në prag të liberalizimit të vizave”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së. ZRrE-ja ka deklaruar se nuk ka pranuar numër të lartë të ankesave, kurse po të hyjsh në rrjetet sociale dhe në portale, dëshmohet totalisht e kundërta. Deri më tani, për vite me radhë qytetarët shqiptarë të cilët janë detyruar që të paguajnë në kohë gjithë faturën e energjisë elektrike, përfshirë këtu edhe plaçkitjet që u janë bërë, e që për këtë ka dhe në vendim të Gjykatës Kushtetuese, se janë vjedhur qytetarët përmes fryrjes së faturave, ZRrE si autoritet rregullativ asnjëherë nuk ka treguar vullnet që të jetësojë me korrektësi detyrat e saj që e obligon edhe ligji. Jo që ende nuk kanë gjetur mënyrën e duhur t’ua kthej mjetet qytetarëve për plaçkitjet e mëparshme por po vazhdon të njëjtën rrugë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …