Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj ftesës që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. “Gazetari i gazetës ‘Albanian Post’, Lirim Mehmetaj është ftuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për veprën penale: ‘nxitje e urrejtjes….’, që është i barasvlershëm me veprën penale në ish Jugosllavi që cilësohej si Propagandë Armiqësore. Me këtë ligj dënoheshin kryesisht shqiptarët dhe kundërshtarët politikë të regjimit komunist të atëhershëm. Gazetari Lirim Mehmetaj bëri hulumtime dhe nxori materiale nga arkiva për ish-bashkëpunëtorët e regjimit jugosllav dhe serb, pasardhësit e të cilëve janë në majat apo institucionet e rëndësishme të regjimit aktual. Prokuroria u tregua shumë e shpejtë në reagim ndaj gazetarit Mehmetaj, pas denoncimit nga një person i paidentifikuar deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …