Këshilli për Shërbimin Civil kthen në punë Ylber Topallin e Destan Zogajn, pasi ishin suspenduar për rastin Dehari

Këshilli për Shërbimin Civil kthen në punë Ylber Topallin e Destan Zogajn, pasi ishin suspenduar për rastin Dehari

Këshilli për Shërbimin Civil i kthen në punë, Ylber Topallin e Destan Zogajn, pasi u  larguan nga detyra të dyshuar lidhur me rastin e Astrit Deharit.  Avokati, Faton Fetahu ka njoftuar se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim lidhur me rastin e Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të cilët janë shkarkuar lidhur me rastin e Astrit Deharit. Sipas Faton Fetahut, Komisioni ka vendosur të kthehen në pozitat e tyre me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Përpjekjet e dëshpëruara të Ministrisë së Drejtësisë për të shpikur fajtorët rrethanorë të fatkeqësisë së para gjashtë viteve të të paraburgosurit Astrit Dehari morën përgjigjen e merituar ka shkruar, avokati Faton Fetahu.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …