Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes sot ka votuar pro shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të partisë. Bëhet e ditur se pa asnjë votë kundër është vendosur që të shpallen zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm ishin të pranishëm 133 delegatë të Vetëvendosjes, megjithatë mungonte kryetari aktual, Visar Ymeri, si dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie. Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme brenda partiake.
