Greva

Këshilli i Prindërve kërkon nga SBASHK-u që ta shqyrtoj me seriozitet paralajmërimin për grevë

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka vlerësuar se paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë për grevë, janë shqetësuese. Në komunikatën e Këshillit të Prindërve thuhet se prindërit janë të vetëdijshëm për rolin që kanë luajt mësimdhënësit në vitet e nëntëdhjeta kur Kosova ishte nën okupimin e egër e ku mësimi u mbajt në kushte e rrethana mjaft të vështira dhe se për këtë pjesë të zhvillimit të Arsimit në Kosovë, mësimdhënësit meritojnë të trajtohen në mënyrë ligjore e pse jo edhe të shpërblehen nëse Shteti i Kosovës ka mundësi buxhetore. Sindikata e Arsimit duhet që ta shqyrtoj më me seriozitet  paralajmërimin  për ndërprerje të mësimit pasi që në këtë mënyrë, sipas prindërve, po i shkaktohet barrierë procesit edukativo-arsimor dhe në rend të parë po humbin nxënësit. Shpresojmë se edhe Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës e ndanë këtë mendim dhe se në kuadër të kornizave ligjore dhe mundësive buxhetore do ta trajtojnë këtë çështje dhe se mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta do të ju jepet kontributi i merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …