Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka kërkuar Zyrës së Presidentes, ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka kërkuar Zyrës së Presidentes që ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim. Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë. KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. KPK-ja ka vlerësuar se dekretimi i kryeprokurorit të shtetit është “esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend”. Gati një vit ka kaluar që kur Prokuroria e Shtetit ka mbetur pa kryeprokuror. Këshilli Prokurorial në prillin e vitit të kaluar pati votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit, e më pas emri i tij ka shkuar te presidentja Vjosa Osmani për dekretim, e cila ende nuk e ka trajtuar këtë çështje, me qëllim të ta zgjedh një kryeprokuror të vetin, në mënyrë që ta vë nën kontroll kryeprokurorin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …