leoni

Këshilli Prokurorial ja ka konstatuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i tërë sistemit

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka  drejtuar një  kërkesë Avokatit të Popullit, që në zbatim të dispozitave kushtuese dhe ligjore të referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. KPK-ja ka pasqyruar në këtë kërkesë komentet e vazhdueshme, të cilat janë bërë në lidhje me këtë ligj. Këshilli  ka konstatuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit prokurorial për vetë faktin se kjo çështje është vendosur njëherë me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit. Këshilli ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Këshilli Prokurorial  ka përkrahur hartimin e një ligji për pagat në sektorin publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …