KËSHILLI SHTETËROR I MATURËS MBAJTI MBLEDHJEN E FUNDIT PËR KËTË VIT

Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM), mbajti takimin e fundit për këtë vit, në të cilin u analizua puna, sukseset e arritura dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe KShM gjatë tërë këtij procesi. Në këtë takim, po ashtu, u bisedua edhe për forma tjera të organizimit të Testit të Maturës, në mënyrë që të arrihet në rezultate sa më reale dhe të besueshme. Anëtarët e këtij Komisioni paraqitën disa nga mangësitë që janë evidentuar gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2018. Ata, po ashtu, theksuan nevojën që për vitin e ardhshëm të ketë mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve të cilët do të përfshihen në këtë proces, ndërsa theksuan nevojën që komunat(DKA-të), të kenë vëmendje të shtuar sa i përket përzgjedhjes së administratorëve të Testit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …