Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i përkujton kryeministrit Kurti, 3 prillin, ditën e zgjedhjeve në Serbi

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sërish e  ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, ashtu si afër një muaj më parë lidhur me zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në  Serbi,  më 3 prill. Ai ka saktësuar se ka pasur një bisedë të frytshme me  Albin Kurtin, ndërsa ka përmendur rëndësinë që votuesit serbë në Kosovë me të drejtë vote të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. “Sot pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë, të cilët  të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka saktësuar,  zyrtari amerikan, Derek Chollet.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …