Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka: NATO do të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës

Delegacioni i Kosovës shumë shpejt do të zhvillojë një takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel. Foraca ushtarake do të ndihmojë Kosovën në gjetjen e personave që konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, ka deklaruar se kanë kërkuar nga NATO-ja që tu japin fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi. Kjo, pasi sipas tij, njerëzit që janë vrarë e masakruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë janë bartur disa herë nëpër varreza të ndryshme në Serbi dhe se çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar. Lluka ka bërë të ditur se presin që të takohen me NATO-n në Bruksel që kërkesat e Kosovës të prodhojnë rezultate, me të cilat pastaj do të ishte e mundur t’i bëhet presion Serbisë për të dhënë informacione rreth vendndodhjes së trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Sipas Llukës, çështja e të pagjeturve do jetë ndër pikat kryesore të Samitit të Londrës, i cili do të mbahet në fillim të korrikut. Para samitit do të mbahet një takim parapërgatitor në Podgoricë të Malit të Zi ndërmjet komisioneve qeveritare të shteteve të rajonit, i cili sipas Llukës mund të prodhojë ndonjë marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ai ka thënë se Kosova ka pasur mundësi t’i vendos shumë kushte Serbisë, mirëpo as bashkësia ndërkombëtare që sipas tij e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk ka qenë i gatshëm të bëjë më shumë presion. Lluka deklaroi se është fatkeqësi që institucionet e Kosovës në një periudhë kohore nuk e kanë pasur prioritet zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …