Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka thënë se deklarimet e ambasadorëve të pesë vendeve të Quintit janë në favor të krimit të organizuar. Qëndrimet e vendeve aleate të Kosovës dhe të BE-së për mos hapjen e urës së Ibrit në mënyrë të njëanshme, nuk iu kanë pëlqyer zyrtarëve . Kjo ka bërë që përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës të adresojnë ofendime të reja ndaj diplomatëve që janë të akredituar në Republikën e Kosovës. Hysamedin Feraj, ka bërë fyerjen me të madhe drejtuar ambasadorëve perëndimorë të akredituar në Kosovës. “Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë. – Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …