Këshilltari i kryetarit amerikan, Xhon Bolton pritet të vizitojë Serbinë dhe Kosovën deri në fund të gushtit ose fillimin e shtatorit, raporton gazeta serbe Blic. Kjo vizitë po ndodh në kohën kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe rifillimin e dialogut midis dy shteteve. Ai në vitin e kaluar kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë as korrigjimin e kufijve, nëse arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Bolton është i njohur për qëndrim e tij pro serb edhe me faktin se ai kishte kundërshtuar bombardimin e Serbisë nga Aleanca Vertiatlantike, në vitin 1999.
