Këshilltari i Mustafës: Nuk do ta rinegociojmë Marrëveshjen

Qeveria e Isa Mustafës nuk po jep shenja se ka
reflektuar pas protestës së fundit të opozitës. Ajo shprehet e vendosur që me çdo
kusht të vazhdojë hapat e radhës për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin
e Komunave me shumicë serbe. Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit, Isa
Mustafa, ka thënë se nuk do të
ketë ndryshime dhe as ri-negocim të marrëveshjes për Asociacionin. “Nuk
do të ketë ndryshime të marrëveshjes, respektivisht ri-negocim të marrëveshjes
sepse Gjykata Kushtetuese për asnjë pikë të vetme të marrëveshjes nuk ka
konstatuar shkelje të Kushtetutës. Ka konstatuar mos plotësim të standardeve
dhe ka dhënë disa vërejtje të cilat duhet të kihen parasysh nga hartuesit e
statutit, me të cilin i hapet rrugë themelimit të Asociacionit”, ka thënë këshilltari
i kryeministrit, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente …