Këtë të diel (17 shtator 2023) me Happy Trails Kosovo dhe Visit Deçani, në Majën e Gjeravicës 2656m/lartësi mbi detare! Ecja do të fillojë nga Bjeshka e Belegut, e kështu do të vazhdojë për në liqenin e Tropojës e më pas në Liqenin e Zemrës, për ata që duan të shijojnë natyrën e bukur pranë Liqenit të Zemrës mund të qëndrojnë aty, ndërsa për më të “fortit” ecja do të vazhdojë për në Majën e Gjeravicës! Pajisjet e nevojshme; cokulla / pllanika, pantallona për ngjitje, pelerina e shiut, duks, syze, krem kundër diellit, shkopinjë për ecje (opsionale). Moti do të jetë i ngrohtë, pjesërisht i vranët (temp. 26°C). Ecja do të jetë e moderuar por e gjatë. Shtegu për ecje ka burime të ujit, kështu që rekomandohet të keni së paku 1.5 L ujë me vete.
-
Pagesa: Mos e fusni dorën në xhep, transportin e keni prej shpisë!
-
Kontakti për rezervime: