Via Ferrata Deçani është Via Ferrata e parë në Deçan dhe më e reja në Kosovë, gjendet në Grykën e Deçanit në faqen jugore të Kërrshave të Qelisë, ka gjatësi prej 407 metra dhe ofron pamje mahnitëse të Bjeshkëve të Nemuna. Informacion shtesë: Via Ferrata do të thotë “rrugë e hekurt”. I referohet shkallëve metalike, telit të sigurisë të fiksuar si një mjet për të kaluar në terrene shkëmbore të ndërlikuara dhe të pjerrëta. Nëse iu pëlqen një pistë vertikale dhe keni dëshirë të sfidoni veten në situata të pazakonta, do t’iu pëlqejë të eksploroni përmes Via Ferrata. Pajisjet janë të certifikuara dhe plotësisht të sigurta. Nisja: E diel (10 Shtator) ora 08:00, nisja bëhet nga Prishtina nga RTV 21, kurse kthimi rreth orës 18:00. Lloji i transportit: minibus. Transporti, guida si dhe pajisjet për Via Ferrata të gjitha janë pa pagesë! Iu nevojiten: rroba sportive, dorëza, ujë 1.5 l, ushqim si dhe krem dielli.