Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim më këshillin organizativ për shënimin e garave të skijimit kupa në nivel vendi ,,Gjeravica 2018’’
Këto gara do të organizohen nën përkujdesjen e komunës së Deçanit, më rastin e 20 vjetorit të ,,Epopesë së Dukagjinit’’ në bashkëpunim me Federatën e Skijimit të Kosovës.
Në këtë takim është zgjedhur edhe kryetari i këtij këshilli organizativë Selmon Berisha.
Të gjithë anëtaret e këtij këshilli organizativë kanë ndarë detyrat e tyre për përgatitjen sa më të mirë të kësaj ngjarje të veçantë për komunë e Deçanit ku për herë të parë është shënuar në vitin 2004 dhe njëkohësisht synon edhe promovimin e turizmit në Komunën e Deçanit.