Ish-ndërmjetësuesja e dialogut Kosovës, Serbi, Ketrin Eshton, është cituar të ketë deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është si rezultat i njërës prej shtatë pyetjeve të shtruara për Kosovën dhe Serbinë në kuadër të Dialogut. Ajo konsideron se është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Kosovës dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Beogradit në Veri, në mënyrë që Beogradi të mos jetë pjesë e strukturave serbe në Veri të Kosovës,. Zonja Ashton ka thënë se raporti në mes të komunitetit serb dhe institucioneve qendrore në Prishtinë mund të bëhej veçanërisht i rëndësishëm nëse do të kishin një lidhje të drejtpërdrejtë, në momentin kur do të kishin probleme të caktuara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …