KF “Kosova Dusseldorf” e nderon me mirënjohje kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim humanistin Bujar Neziri i cili i ka dorëzuar kryetarit Aliu mirënjohje nga Klubi i Futbollit “Kosova Dusseldorf”, për bashkëpunimet ndërvite.

Postimi i kryetarit Aliu:

Kënaqësi të mirëpres bashkatdhetarin, humanistin e veçantë, Bujar Neziri e të pranoj mirënjohje nga Klubi i Futbollit “Kosova Dusseldorf”, për bashkëpunimet tona këtyre viteve.

Ferizajasi Bujar Neziri, është një shembull i veçantë i mbështetjes për komunitetin, humanizmit sendërtuar me vepra në dobi të komunitetit, ku tashmë është në përfundim, objekti i ri i Handikos-it në Ferizaj, një vepër solidariteti e humanizmi me iniciativën e Bujarit dhe miqve e bizneseve shqiptare në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi Latifi vizitoi kolektivin e Shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuest, kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl …