Kf “Lepenci” shpërndanë dhurata për fëmijët e shoqatës HANDIKOS në Kaçanik

Futbollistët e Klubit të Futbollit ” Lepenci” dhe kryesia e këtij klubi, vizituan Shoqatën Handikos në Kaçanik, ku me këtë rast shpërndanë dhurata për fëmijët e kësaj shoqate. Përmes këtij aktiviteti, futbollistët dëshmuan se përveç angazhimit në fushën e gjelbër ata po japin kontribut edhe në rrafshin social. Aktivitetin e përshëndeti drejtori për Arsim dhe Kulturë në komunën e Kaçanikut Enver Kamishi, i cili në emër të Kryetarit Besim Ilazi, përcolli urimet më të përzemërta për vitin e ri 2018, duke uruar shëndet e mbarësi. Futbollistët e Lepencit i falënderoi edhe Koordinatorja e HANDIKOS-it në Kaçanik Elmihane Krasniqi, e cila shprehu mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj kësaj kategorie sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …