Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt të cilën e udhëhoqi, kryesuesja Vlora Manaj- Krasniqi, ku para anëtarëve paraqiti rendin e ditës i cili rend u miratua pa ndryshime.Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, debatuan për 13 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e vlerësuan si njërën ndër më të arriturat e popullit të Kosovës e arritur e cila ju përkushtohet kryesisht dëshmorëve të rënë për liri, invalidëve, veteranëve dhe martirëve si dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mbarë popullit shqiptar, njëherit ju uruan 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fund Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës , shprehi pakënaqësi për mos organizim të mbledhjes solemne nga KK i Malishevës, për shënimin e 13 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008 duke respektuar masat anti covid-19. Kurse agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë më, 17 Shkurt, ka paraparë që nëpër komuna, autoritet komunale udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës, si dhe të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale, ka njoftuar se gjykimi kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të fillojë më 14 nëntor 2024
Gjykata Speciale, ka njoftuar se gjykimi kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do …