KFDIVM- në Malishevë mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të luftës  së UÇK-së dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës, i kryesuar nga, Ilaz Krasniqi, mbajti   mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Pikat të cilat u diskutuan janë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbale nga mbledhjet e kaluara (nga mbledhje e IV dhe V), shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së komitetit për vitin 2022, diskutimi rreth ditës së Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt, të ndryshme. Anëtarët e Komiteti pas diskutimeve, miratuan raportin e punës për vitin 2023,  kurse në vazhdim të mbledhjes diskutuan dhe  dënuan aktin i cili ndodhi ditë më parë  në fshatin Damanek, ku disa individë të papërgjegjshëm kishin thyer lapidarin që mban emrat e veteranëve luftëtar dhe invalidëve të UCK-së, duke kërkuar nga organet e rendit, zbardhjen e rastit sa më parë. Në fund të këtij takimi, Krasniqi u uroj familjeve të dëshmorëve të kombit, 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës  si dhe gjithë qytetarëve, duke shpresuar që në festat tjera t’i kemi edhe prirësit e luftës ne mesin tonë, të cilët po mbahen padrejtësisht në Tribunalin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …