KFOR - CIMIC italian ka ndihmuar njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë

KFOR – CIMIC italian ka ndihmuar njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë

Njësia e KFOR-it italian, për bashkëpunim civilo-ushtarak, CIMIC, në kuadër të komandës rajonale të KFOR-it në Perëndim, sot e ka ndihmuar njësinë e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe  Shpëtimit në Malishevës, me pajisje hidraulike për aksidente. Ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa kjo pajisje do të ndihmojë njësinë e ndërhyrjes, në rastet e aksidenteve. Komandanti i kësaj njësie, nënkolonel Belitti Simone, ka shprehur kënaqësinë e tij, që e kanë ndihmuar Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë. “Jemi të lumtur që e kemi realizuar këtë donacion sot, sepse puna juaj është rëndësishme, si në shuarjen e zjarreve, ashtu edhe në aksidente, dhe shpresoj që kjo pajisje do të ju ndihmojë mjaftueshëm gjatë kryerjes së intervenimeve në aksidente”, tha nënkoloneli Belitti. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, në emër të drejtorisë, e ka falënderuar KFOR-in italian, përkatësisht njësinë CIMIC,  për këtë donacion, shumë domethënës për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Në emër të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH) në Malishevë, zëvendëskomandanti Muhamet Gjyliqi, e ka falënderuar KFORI-in, përkatësisht CIMIC-un, për këtë donacion në pajisje. “Në emër të të gjithë pjestarëve të SHZSH-së në Malishevë, në rend të parë ju falënderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm, e po ashtu ju falënderoj edhe për këtë donacion në pajisje, pasi përmes kësaj edhe rriten kapacitetet tona si njësi, në rastet e ndërhyrjeve në aksidente dhe kjo pajisje ka qenë tepër e nevojshme për ne si njësi e ndërhyrjes”, tha Gjyliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …