Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, EULEX-i, FSK-ja, si dhe ata të KFOR-it, përfunduan ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2”. Në këtë ushtrim ata kanë demonstruar ballafaqimin me katastrofat natyrore dhe protestat. Ushtrimi u zhvillua në bazën e Njësive Speciale, të kampit Vrella. I pranishëm në këtë ushtrim ishte edhe komandanti i KFOR-it, Gjovani Fungo, i cili shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar pjesëtarëve të FSK-së. Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Kristian Rainer, tha se qëllimi i ushtrimit është t’i ofrojmë mjedisit një platformë dhe siguri në Kosovë. Ai tha se pjesëtarët e KFOR-i, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, e kanë dëshmuar se janë të aftë të përballen me incidente, katastrofa të natyrës dhe të mjeteve shpërthyes. Ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2”, i cili u përmbyll sot, kishte nisur më 21 të këtij muaji. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte avancimi profesional i pjesëtarëve të sigurisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …