KFOR-i grek viziton nxënësit e SH.F.M.U “Elena Gjika” në Mitrovicë

KFOR-i grek, të martën ka  vizituar  nxënësit  e SH.F.M.U “Elena Gjika” të komunës së Mitrovicës me ç’rast nxënësve u janë ndarë dhurata modeste për lëndën e edukatës fizike dhe rekreacion.

Përfaqësuesit e KFOR-it grek kanë uruar që nxënësit  te përfundojnë me sukses këtë gjysmëvjetorë  duke u dëshiruar  suksese në të ardhmen ndërsa u kanë thënë atyre se fuqia juaj nuk është në krahë e në duar por në mendjen tuaj dhe janë shumë të lumtur që me këtë dhuratë modeste do t’i gëzojë fëmijët, të cilët vërtet e meritojnë kujdesin e shtuar të të gjithëve.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në Mitrovicë,  Pajazit Hajzeri, ka falënderuar KFOR-in grek për ndihmën  të cilën u kanë ofruar nxënësve jo vetëm  të kësaj shkolle por edhe për shkollat tjera fillore të rajonit të Shalës së Bajgores  duke thënë se KFOR-i përpos që po bënë sigurinë e qytetarëve tanë, po ndihmojnë popullatën edhe me forma të tjera, sikur që është kjo e ditës së sotme.

“Bashkëpunimi ndërmjet nesh nuk ka munguar as në aspektet të tjera, dhe besoj se do të vazhdojmë me bashkëpunim edhe në të ardhmen “ ka thënë drejtori Hajzeri.

Edhe drejtoresha e Sh.F.M.U “Elena Gjika” , Syzana Hyseni falënderoi fillimisht KFOR-it grek dhe drejtorin Hajzeri për këtë vizitë, e cila i bëri të gëzueshëm edhe fëmijët e kësaj shkolle.

KFOR-it grek ka ndarë donacione edhe në  shkollat  tjera fillore të rajonit të Shalës së Bajgores për lëndën  e edukatës fizike dhe rekreacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …