Autoritete të Forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, në Mitrovicën e Veriut, kanë deklaruar se kjo çështje duhet zgjidhur përmes dialogut politik. KFOR-i tregoi se po vazhdojnë të monitorojnë të gjitha zhvillimet lokale dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e Rezolutës 1244 “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të parrezikshëm dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE të mund të ecin përpara.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …