NATO vendos masa emergjente në Kosovë, Stoltenberg nesër pret në takim kryeministrin Hoti

KFOR-i hodhi poshtë shkrimin e gazetës ruse “Sputnik” lidhur me largimin e ushtarëve gjermanë nga Kosova

KFOR-i gjerman ka hedhur poshtë shkrimin e gazetës qeveritare ruse “Sputnik”,  ku thuhet se Gjermania, deri në fund të vitit 2018, do t i  tërheq të gjithë ushtarët nga kontingjenti i KFOR-it në Kosovë. Por në një komunikatë të forcave paqeruajtëse gjermane në Kosovë konfirmohet se Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj KFOR-it, sepse ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e udhëhequr nga NATO-ja. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR dhe vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, “në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. “Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, potencohet në komunikatën e KFOR-it, e cila krijoi shqetësim tre qytetarët pasi mediet në Rusi kishin përhapur lajmin se gjermanët po largohen nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …