Pas paralajmërimeve nga Qeveria për hapjen e urës mbi lumin Ibër, KFOR-i, ka theksuar se çdo vendim në lidhje me këtë çështje duhet të merret brenda kuadrit të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. KFOR-i ka konfirmuar angazhimin për të kontribuar në një mjedis të sigurt përmes një pranie fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimeve të rregullta në zonat përreth. KFOR-i do të vazhdojë të zbatojë Rezolutën 1244 të OKB-së dhe të veprojë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe lirinë e lëvizjes. Ky qëndrim është në përputhje me qëndrimin e Brukselit dhe QUINT që kundërshtojnë vendimet unilaterale dhe e konsiderojnë çështjen pjesë të Dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …