Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR i ka dalë në ndihmë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi që kjo e fundit është përballur me mungesë të barit kundër helmimit. Në një postim në Twitter, thuhet se KFOR-i ka reaguar pas një kërkese urgjente të QKUK-së duke dhuruar pjesë të rezervave të saj të antitrupave kundër helmimit. “KFOR-i ka reaguar ndaj një kërkese urgjente nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruar një pjesë të rezervave të saj të antitrupave shpëtuese të antihelmimit. Misioni i NATO-s në Kosovë po mbështet gjithashtu në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj COVID-19”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …