KFOR-i dhe EULEX-i, zhvilluan stërvitje të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosovë

KFOR-i dhe EULEX-i, zhvilluan stërvitje të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se stërvitja u krye në modalitetin e tavolinës, me inskenime të shpeshta të informacionit të ri të krijuar për të testuar aspektet më delikate të krizave dhe menaxhimit të konflikteve në një mjedis të përbashkët operacional. “Qëllimi i stërvitjes, i zhvilluar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luka Piperni, ishte të kontrollohej niveli i gatishmërisë në menaxhimin e emergjencave në mënyrë të koordinuar ndërmjet organizatave ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-i dhe EULEX-i”. KFOR-i thotë se i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. “Misioni i NATO-KFOR-it është të kontribuojë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …