Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë kryer patrullime të sinkronizuara me Forcat e Armatosura të Serbisë përgjatë vijës kufitare administrative në afërsi të Besianës. Patrullimet u realizuan nga ushtarët polakë të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Sipas njoftimit të KFOR-it, këto veprime janë pjesë e mandatit të tyre të përditshëm për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, duke garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë për të gjithë njerëzit në Kosovë,” thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …