KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

KFOR-i njofton se nuk ishte në vendngjarje në ditën e mërkurë, kur ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë. Përmes një komunikate për media, KFOR-i bën të ditur se ka dërguar një ekip në vendngjarje dhe ka kontaktuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, si  dhe të autoriteteve të Serbisë. Rrëmbimin e tre policëve kosovarë, KFOR e ka quajtur arrestim. “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …