Shefi i ushtrisë serbe, Mojsiloviq është afruar te kufiri me Kosovën me urdhër të shefit të tij, Aleksander Vuçiq, por trupat ushtarake të Beogradit nuk mund ta kalojnë, pasi KFOR-i, nuk e lejon këtë, dhe ende nuk i ka kthyer përgjigje Serbisë rreth kërkesës për dislokimin e trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka dërguar shefin e shtabit të ushtrisë së Serbisë në kufirin me Kosovën. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë “të sakta, të qarta” dhe “do të zbatohen plotësisht”, tha gjenerali serb, Millan Mojsiloviq. Në Serbi vlerësojnë se situata në kufi është “e ndërlikuar dhe komplekse” dhe se “kërkon prezencën e ushtrisë serbe në periudhën e ardhshme”. Dy javë më parë Serbia ia dorëzoi zyrtarisht KFOR-it një kërkesë lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, por kërkesa ende nuk është marrë në shqyrtim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …