KFOR-i gjerman i ka dhuruar një donacion FSK-së në vlerë mbi 300 mijë euro ku përfshihen 44 automjete

KFOR-i gjerman i ka dhuruar një donacion FSK-së në vlerë mbi 300 mijë euro ku përfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera

KFOR-i gjerman i ka dhuruar një donacion FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku përfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. Ngjarja po mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’. Gjeneral brigade Uwe A.Becker, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-së dhe njëkohësisht oficeri gjerman me gradën më të lartë në Kosovë ka thënë se shteti i Gjermanisë ka gati 19 vite që kontribuon dhe do të kontribojë në ruajtjen e sigurisë së Kosovës. “Sipas statistikave mbi 60 mijë ushtarë gjermanë kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtyre viteve. Kosova ka arritur që të tregojë që është një aleate e mirë me të cilën kemi pasur kënaqësi të bashkëpunojmë. Gjithashtu Gjermania në kuadër të KFOR-it i ka ndihmuar Kosovës në çdo situatë, qoftë gjatë krizave të ndryshme qoftë përballë rreziqeve natyrore si zjarret dhe përmbytjet”, ka thënë ai raporton arbresh.info. Sipas tij kontigjenti gjerman i KFOR-it do t’ua kaloj FSK-së të gjitha përvojat. “Këto makina të renditura pas meje janë një donacion për FSK-në e cila duhe ta vazhdojë misionin bashkë me të gjithë në për ta siguruar çdo qytetar të Kosovës. Jo vetëm makinat por edhe pajisjet e nevojshme për t’u kujdesur poër to. Në do t’ua kalojnë të gjitha njohuritë dhe përvojat FSK-së që të mund ta bëjnë sa më mirë detyrën e tyre”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …