Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gulielmo Luigi Milietta, me ç’ rast ata biseduan për sigurinë dhe zhvillimet e fundit në vend Me këtë rast, ministri, Skender Hyseni e vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në realizimin e planit të saj operativ kundër protestuesve Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, pasi përgëzoi punën e policisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, ai theksoi se misioni që ao drejton është i gatshëm ta ndihmoj Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës do të këtë përkrahjen e plotë nga ana e trupave të KFOR-it, në kuadër të përgjegjësive që ka KFOR-i në Kosovë, në ruajtjen e rendit dhe ligjit, deklaroi gjenerali, Gulielmo Luigi Milietta.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …