KFOR-i italian dhuron pajisje teknologjike për SHFMU ’12 Prilli’ në Vërmicë”

Sot, në një ceremoni të veçantë në SHFMU “12 Prilli” në Vërmicë, një donacion i rëndësishëm u shpërnda nga KFOR-i italian. Ky donacion përfshinte 11 laptop, 3 projektorë, 1 printer dhe 1 tabelë digjitale, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë së mësimdhënies në këtë institucion arsimor. Shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Sabit Berisha, ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit dhe shprehu falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it italian në përkrahje të arsimit në Komunën e Malishevës. Ky donacion shihet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së shkollës dhe nxitjes së përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor. Zyrtarët e KFOR-it italian janë shprehur të kënaqur që kanë mundur të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit dhe mësuesit në këtë shkollë.  Donacioni është pranuar zyrtarisht nga drejtoresha e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …