KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të intervenuar nëse shfaqet nevoja. Në komunikatën e lëshuar, KFOR-i ka njoftuar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës. “Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje“, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …