Misioni paqeruajtës i KFOR-it, në Kosovë, ka bërë të ditur se disa makina dhe pajisje ushtarake do të futen sot nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojnë nga Fushë Kosova drejt kampit në Novo Selo. KFOR kërkon nga vozitësit që t’ iu afrohen autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Mjetet e rënda ushtarake do të udhëhiqen nga batalioni hungarez dhe ato do të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt në vend. Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetorit 2021. Gjatë vitit të ardhshëm batalioni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
