Situata gjithnjë e më tensionuar në veri të Kosovës, vazhdon të thellohet, pasi serbët lokalë kanë vendosur barrikada dhe nuk pranojnë t i heqin atë. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë bërë thirrje që të dialogohet për të zbutur tensionet. Në një deklaratë, për opinion komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia ka thënë se është në kontakt të ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në këtë situatë. Bëhet thirrje për vetëpërmbajtje në raport me aktet provokative në mënyrë që të mos shkaktohen tensione të tjera dhe të mos përshkallëzohet situata. “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve palëve për të ndihmuar në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe për të parandaluar narrativat mashtruese që të mos ndikojnë në procesin e dialogut. Ritheksohet se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet për shkak të sigurimit të stabilitetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …