Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë kanë filluar një hetim, me qëllim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, ku pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë. Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës. Autoritete të KFOR-it kanë bërë të ditur kanë filluar hetimet për të vërtetuar faktet. NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor. KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …