leoni

KFOR- i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit, sipas urdhrit të Serbisë

KFOR- i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit, sipas urdhrit të Serbisë

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë intervenuar duke  i ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit. Punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë. Më herët ishte bërë me dije se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë. Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit. KFOR-i nuk ka dhënë ndonjë arsyetim lidhur me ndërprerjen e punimeve, ndërsa Qeveria e Kosovës, cilado qoftë ajo, në rastet e tilla emitojnë strucin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …