KFOR-i ka publikuar një deklaratë pas protestave afër kufirit të Kosovës, në Jarinjë

KFOR-i ka publikuar një deklaratë pas protestave afër kufirit të Kosovës, në Jarinjë

KFOR-i ka publikuar një deklaratë pas protestave afër kufirit të Kosovës, në Jarinjë, në  të cilën thuhet: Brenda Serbisë qindra njerëz të maskuar ishin mbledhur para kufirit në Kosovën dhe pati edhe përleshje me policinë serbe. KFOR-i nuk e ka përjashtuar mundësinë që aty të ketë pasur edhe grupe të organizuara kriminale.

Pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e pranisë  së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në komunikatë. Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”. “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, thuhet mes tjerash në deklaratë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …