Një tog me ushtarakë britanikë arriti në Kosovë për ta ndihmuar KFOR-in

KFOR-i ka shtuar praninë përgjatë zonës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

KFOR-i ka shtuar praninë përgjatë zonës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Komanda Rajonale e KFOR-it ka njoftuar se ka zhvilluar aktivitetin “Eagle Nine”, për të rritur praninë e saj si përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. KFOR bën të ditur se njësitet italiane të saj të përforcuara nga togat Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe Moldavisë, kanë kryer vrojtime përkatëse në veri të Kosovës, të mbështetura nga patrullimet ditën dhe natën në komunat e Istogut, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Rahovecit dhe Dragashit. KFOR-i ka rikujtuar se operon sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të krijuar dhe siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …