KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, që përcakton se FSK-ja nuk mund të vendoset në veri pa autorizimin paraprak të KFOR-it. Ky nënshkrim përkon me një ndryshim të tërësishëm qëndrimin e kryeministrit Kurti, i cili, katër vite më parë, organizoi një konferencë të jashtëzakonshme për të denoncuar marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Në shkurt të vitit 2020, Kurti kishte deklaruar se marrëveshja e Thaçit ishte një “zotim i njëanshëm” dhe një “marrëveshje sekrete” që dëmtonte sovranitetin e Kosovës. Ai e kishte çuar çështjen në Prokurori, duke akuzuar Thaçin për politizimin e ushtrisë dhe përdorimin e saj në një kontekst të shkëmbimit të territoreve. “Përmes kësaj marrëveshjeje, Thaçi i barti KFOR-it të drejtën absolute të vetos mbi misionet e FSK-së në veri, për një periudhë të pa afatizuar. Marrëveshja është e fshehtë dhe nuk u miratua asnjëherë nga Kuvendi i Kosovës,” kishte thënë Kurti në atë kohë. Qeveria-Kurtit ka rikonfirmuar rishtazi këtë zotim për KFOR-in, duke e quajtur atë një akt të domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe bashkëpunimin me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë

Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …