Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka njoftuar për rotacionin e rëndësishëm të forcave rezervë, Trupat italiane nga rezervat e kanë përfunduar dislokimin e tyre dhe do të zëvendësojnë rezervat që po largohen nga Greqia dhe Bullgaria. Sipas komunikatës zyrtare, repartet e reja përbëhen nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë i Brigadës AOSTA dhe personeli shtesë i Karabinierisë Italiane. Batalioni i ri do të vendoset në Kampin Villagjio Italia për disa muaj, ku do të kryejë një sërë aktivitetesh, përfshirë patrullimet dhe përgjigjen ndaj zhvillimeve të situatës së sigurisë në rajon. KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbetet i përgatitur për të trajtuar çdo skenar të sigurisë që mund të shfaqet.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …