leoni

KFOR-i ndihmon zjarrfikësit e Hanit të Elezit

Me iniciativën e pjesëtarëve të Kontingjentit Polak të KFOR-it përkatësisht njësisë LMT Killo -22, pjesëtarët e KFOR-it Italian dhuruan donacion për shtëpinë e zjarrfikëseve në Han te Elezit. Vlera e këtij donacioni është afro 10.000 euro, në pajisje për shuarjen e zjarrit Projekti është implementuar nga CIMIC-ITALIA. Kryetrari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në emër të Komunës falënderoi pjesëtarët e KFOR-it Polak dhe Italian për bashkëpunim te shkëlqyeshëm, ndërsa donacionin e dorëzoi Nënkoloneli Marko Pastore. Gjatë qëndrimit në Komunën e Hanit të Elezit, pjesëtarët e KFOR-it u pritën edhe nga kryetari Suma me të cilin bashkëbiseduan mbi zhvillimet aktuale në Komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …