leoni

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Edhe pse krejt lirshëm dhe në përcjellje të policëve të armatosur, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ishte nisur për një vizitë te kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ai nuk u lejua të hyjë në zyrat e komunës, pasi nuk kishte marrë leje paraprake te forcat e KFOR-it.  Vizita nuk iu lejua për shkak se autoritetet e KFOR-it konsiderojnë se me vizita të tilla mund të mos pajtohen serbët dhe të dalin e të protestojnë.  Ministri Aliu nuk e kishte bërë të gjatë dhe bashkë me përcjellësit ishte larguar nga veriu. Ndërkohë është bërë me dije se edhe kryetarit, të zgjedhur  të Leposaviqit, Lulzim Hetemi iu kishte kërkuar që në nga ora 24 e mesnatës së djeshme të largohet përfundimisht nga komuna, me shumicë dërrmuese të popullatës serbe. Këtë lajm e ka demantuar si të pavërtetë, vetë kryetari Lulzim Hetemi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …