Misioni paqeruajtës i KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se një grup policësh të Kosovës kaluan vijën kufitare më 21 nëntor, duke hyrë në territorin serb, në fshatin Çirkoviq të Leposaviqit. Në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, KFOR-i deklaroi se situata në kufirin Kosovë-Serbi mbetet e qetë, ndërsa monitorimi po vijon. KFOR-i përsëriti angazhimin e tij për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të OKB-së. Për këtë çështje specifike, KFOR-i sugjeroi që të kërkohen sqarime të tjera nga autoritetet serbe. Ndërkohë, Policia e Kosovës i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si dezinformata që synojnë të destabilizojnë rajonin dhe të dëmtojnë imazhin e Policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …