Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin “Vrella”, më 7 maj 2024, të quajtur “Golden Sabre 2024″. KFOR-i, ka bërë të ditur ky ushtrim do të testojë aftësinë për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie dhe do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje. Golden Sabre 2024 është pasqyrim i bashkëpunimit dhe përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutash, tha se kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin e KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. “Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal. Mezi presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve”, theksoi Ulutash.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …