Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për kthimin e targave me shkurtesat e qyteteve të Kosovës nga periudha e para luftës, në ato RKS, teksa 31 tetori ka gërshetuar vëmendjen e Amerikës e Bashkimit Evropian të cilët kanë deklaruar se nuk duan përshkallëzim të situatës. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se misioni i KFOR-it është duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi. KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka thënë zyrtari, duke saktësuar se misioni i NATO-s që vepron në Kosovë vazhdon çdo ditë punën për të siguruar lëvizjen e lirë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, ka thënë ai. Kjo rezolutë ende ia njeh sovranitetin Serbisë mbi vendon tonë edhe pse Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, që nga 17 shkurti i vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …