Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet komunale por edhe për vetë qytetarët e Deçanit, e kjo shkak i kontekstit që është me Manastirin që gjendet në këtë komunë. Ditëve të fundit forcat e KFOR-it, në afërsi të Manastirit kanë bërë përforcimin e barrikadave. Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët kanë thënë se këto barrikada reflektojnë pasiguri, presion politik dhe pengesa për zhvillimin e jetës normale në këto hapësira.Lidhur me vendosjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka thënë se kjo është bërë për qëllim të mbrojtjes së Manastirit. KFOR-i më tej ka theksuar se punimet në këtë zonë do të rinisin pas zgjidhjes së problemeve teknike.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …